Yunus Musah e ka vendosur të ardhmen e tij, e cila duket larg Valencias dhe është në Serie A.
Mesfushori amerikan ia ka bërë të qartë vendimin e tij Valencias, dëshiron që të veshë vetëm te Milani pasi lojtari ka një marrëveshje personale me kuqezinjtë.
Megjithatë problemi kryesor qëndron tek çmimi i tij, me spanjollët që kërkojnë 25 milionë euro, ndërsa Milani nuk ofron më shumë se 20 milionë dhe shpreson që dëshira e lojtarit të luajë një rol të rëndësishëm.
Ka kohë që palët negociojnë për 20-vjeçarin dhe mediat italiane janë të bindura se marrëveshja do të arrihet mes palëve.
Valencia nuk e ka ndërmend të ulë kërkesat, derisa tani Milanit i mbetet që të rrisë edhe për pesë milionë euro më shumë ofertën për ta kompletuar transferimin e mesfushorit amerikan.
Rossonerët janë duke shpresuar në presionin e Musah që t’i bëj klubit, derisa ditët e ardhshme janë vendimtare për tu mbyllur ky transferim.
20-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Valencian, derisa kishte oferta edhe nga Anglia, por që dëshira e tij është vetëm Milani. /Telegrafi/