Telegrafi

“Milani është shumë më mirë se viteve të fundit”

Ruud Gullit thotë se Milani është shumë mirë se në sezonet e fundit, dhe sipas tij kësaj skuadre i nevojitet vetëm kohë për t’i rritur paksa talentet që i ka në ekip.

Sipas ish-futbollistit holandez, Rossonerët janë duke zhvilluar një lojë të mirë dhe kanë krijuar identitet loje, teksa pas disa viteve talentet që i ka pjesë të skuadrës do t’ia kthejnë sukseset skuadrës nga San Siro.

“Milan janë shumë më mirë se që kanë qenë kohëve të fundit”, ka thënë Ruud Gullit për Gazzetta dello Sport, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zola: Serie A ka nevojë për ekipet e Milanos

“Ata kanë të rinj italianë dhe një stil të të luajturit. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe lojërat janë më të mira”.

“Çfarë i duhet Milanit? Koha. Koha për këta të rinj për të fituar përvojë. Pas kësaj një kampion i cili mund të ndryshojë lojën. Por, për këtë ju duhet të holla”, përfundoi ish-legjenda holandeze dhe e Milanit. /Telegrafi/