Telegrafi

Milani është favorit për transferimin e Kouassit

Milani thuhet se është favorit për të nënshkruar me mbrojtësin e Francës dhe Paris Saint-Germain, Tanguy Kouassi.

Kouassi nuk mbush 18 vjet deri në muajin tjetër, por ai tashmë ka luajtur 11 herë për skuadrën e parë të PSG-së këtë sezon, duke shënuar edhe dy gola.

Sidoqoftë, kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe lojtari mund të largohet nga Parc des Princes në kërkim të hapësirave për t’u zhvilluar dhe luajtur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Tanguy Nianzou Kouassi

Sipas mediumit francez Le10sport, klubi italian, Milani shpreson të përfitojë plotësisht nga kjo situatë.

Për më tepër, kuqezinjtë përshkruhen si destinacioni ‘më i pëlqyeshëm’ nëse një rinovim nuk arrihet me gjigantët francezë.

Kouassi ishte lidhur më parë me RB Leipzig, shefi i të cilit Ralf Rangnick me sa duket po shkon në San Siro. /Telegrafi/