Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini beson se klubi i tij i vjetër janë me fat që kanë portierin Gianluigi Donnarumma.
Portieri i ri italian bëri në Serie A debutimin e tij sezonin e kaluar në moshën vetëm 16-vjeçare dhe ruajti të tre pikët me një pritje të penalltisë kundër Torinos dje.
“Një djalosh si ai do të kishte shpërthyer këtë vit në qoftë se ai nuk e kishte vitin e kaluar”, ka thënë Ambrosini për Milan TV, transmeton Telegrafi.
“Ai është paracaktuar të jetë një yll, unë nuk e njihja, por ai duket si një djalosh i cili është i vendosur vërtetë”.
“Milani janë me fat, sepse ai është një burim që mund të menaxhohen pa shumë vështirësi në të ardhmen”, përfundoi ish-mesfushori i Milanit dhe Italisë. /Telegrafi/