Lucas Biglia ka arritur po ashtu në Milano me aeroplan në mbrëmje ku u prit nga fansat dhe nesër do t’i kryej testet mjekësore.
Mesfushori 31 vjeçar arriti pothuajse në mesnatë në aeroport, por nuk munguan fansat që kishin dal ta persin.
Rossonerët e dërguan menjëherë në Westin Palace Hotel.
Marrëveshja është arritur mes palëve për 17 milionë euro dhe tri te tjera bonuse.
Testet mjekësore për Biglia dhe Leonardo Bonucci do të kryhen të shtunën në mëngjes.
Të dy janë duke qëndruar në hotelin e njëjtë. /Telegrafi/
Video of Biglia's arrival at Linate airport pic.twitter.com/hDlf7Nf55A #WelcomeBiglia
— Milan Eye (@MilanEye) July 14, 2017