Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao vazhdon të mbetet në radarin e klubit të madh italian, Milanit.
Rossonerët kanë dështuar t’i kthehen lavdisë së Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit edhe përkundër investimeve të mëdha me mbi 200 milionë euro në skuadër.
Por, në këtë sezon ambiciet janë përsëri të mëdha dhe drejtuesit e ri të klubit, Eliot Menagment, duan të përforcojnë edhe më shumë skuadrën me emra të njohur.
Njëri nga ta padyshim se është edhe sulmuesi kolumbian i Monacos, Radamel Falcao, i cili vazhdon të mbetet në radarin e kuqezinjve.
Sipas mediumit Sky Sports në Itali, Milani ende po konsideron një lëvizje gjatë këtij afati kalimtar për Falcaon.
Klubi nga San Siro po kërkojnë të forcohen në pozitën e sulmuesit dhe kanë treguar interes edhe për Gonzalo Higuainin dhe Alvaro Moratan.
Në anën tjetër, sulmuesi kroat Nikola Kalinic pritet të largohet, ndërsa të ardhmen e sigurt nuk e ka as Andre Silva. /Telegrafi/