Raportohet se Milano do të bëjë një ofertë të fundit për të nënshkruar me Yannick Carrascon.
Kjo pasi klub Dalian Yifang është i hapur për një kalim të belgut në Milano në formë të huazimit gjashtë mujor.
Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, klubi nga Chinese Super League ka vendosur të ulë kërkesat e tij.
https://twitter.com/TheMilanBible/status/1090642489864794112
Negociatat kanë vazhduar edhe me Arsenalin, por duket se palët kanë shkëputur marrëdhëniet pasi assesi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.
Për lojtarin gjithashtu në bisedime është edhe Interi, por Antonio Candreva nuk po dëshiron të kalojë në anën tjetër.
Nëse Dalian Yifang pranon huazimin gjashtë mujor, me opsion të blerjes, atëherë ky transferim do të finalizohet në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Në të kaluarën lojtari është paraqitur edhe për Monacon. /Telegrafi/