Telegrafi

Milani edhe pse u ble nga kinezët ka bërë vetëm katër blerje

Ac Milan president Silvio Berlusconi (L) and Thai businessman Mr Bee Taechaubol (R) deliver a speech at the end of their meeting in Milan, Italy, 2 May 2015. ANSA/ FLAVIO LO SCLAZO

Kur mbeten edhe 14 ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, Milani ka siguruar katër blerje për sezonin e ardhshëm.

Lojtari i fundit që iu bashkua kuqezinjve është Soza. Ky i fundit u zyrtarizua sot me një shumë prej rreth 7 milionë eurosh.

Por edhe pas katër blerjeve të reja, mediat italiane kritikojnë drejtuesit e klubit për një fushatë të varfër.

Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, Vangioni erdhi me parametra zero, Lapadula për 9 milionë euro nga Pescara dhe Gustavo Gomez për 8 milionë.

I fundit ishte Soza, i cili përgjysmoi edhe buxhetin e klubit.

“Buxheti është ai që është dhe në këtë fazë tranzicioni për kalimin e pronësisë nga Berlusconi te investitorët kinezë, nuk ka më shumë resurse për afatin kalimar.

“Ardhja e Sosas nga Beshiktashi u kushtoi gjysmën e buxhetit, pasi Berlusconi kishte vendosur një bonus prej 15 milionë eurosh”, shkruan gazeta italiane.