Site icon Telegrafi

Milani e do Saint-Maximin, Newcastle ia tregon çmimin

Milani po konsideron Allan Saint-Maximin si një alternativë për Nicolo Zaniolo, por Newcastle Unitedi dëshiron të paktën 30 milionë euro.

Kuqezinjtë synojnë të rrisin opsionet e Stefano Piolit në fazën e sulmit dhe Zaniolo mbetet prioriteti i tyre për janarin.

Megjithatë, ata kanë vendosur edhe objektiva të ndryshëm, siç është Saint-Maximin i Newcastle.

Lexo po ashtu Milani me ofertë të përmirësuar për Zaniolon për t’i konkurruar Tottenhamit

Sipas mediumit Sky Sport Italia, 25-vjeçari u është ofruar kuqezinjve, por skuadra angleze i ka thënë Milanit se ata nuk do të shesin për më pak se 30 milionë euro.

Raporti shton se kampionët në fuqi të Serie A do të bëjnë një lëvizje për 25-vjeçarin vetëm nëse Newcastle ul kërkesat e tyre dhe nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje për Zaniolo.

Tuttomercatoweb raportoi në fillim të kësaj jave se kuqezinjtë po monitoronin Saint-Maximin, i cili ka pasur vështirësi me kohën e lojës këtë sezon.

 

Në anën tjetër, sipas Gazzetta dello Sport, Hakim Ziyech i Chelseat është gjithashtu në radarët e Milanit, por marokeni është gjithashtu objektivi kryesor i Romës për të zëvendësuar Zaniolo, nëse ai largohet nga Olimpico në afatin e janarit.

Saint-Maximin ka grumbulluar 632 minuta në 16 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version