Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, thotë se ai e dëshiron Zlatan Ibrahimovicin.
Suedezi ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit me parizienët e PSG.
Rossonerët tentuan që ta sjellin atë në San Siro verën e kaluar, por tash edhe Mihajlovic e dëshiron atë në ekip.
“Do të pëlqeja që ta stërvisja”.
“Më pëlqen të kem punë me lojtarë të mëdhenj. Ku do që ai ka shkuar ai ka fituar titullin”.
“Unë nuk e di nëse do të ishte e mjaftueshme transferimi i tij për Scudetton, por sigurisht se ai është lojtar i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/