Telegrafi

Milani e nis me fitore, mposht si mysafir Celticun

Milani ka shënuar fitore me rezultat 3-1 si mysafirë i Celticut në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Trajneri Stefano Pioli kishte zgjedhur një formacion me shumë yje, duke mos i pushuar lojtarët kryesore dhe kjo doli të jetë e qëlluar.

Rade Krunic shënoi që në fillim të ndeshjes pas një asistimi të bukur nga Samu Castillejo (1-0).

Pa u mbyllur pjesa e parë Theo Hernandez asistoi bukur te Brahim Diaz i cili shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë Celticu u kthye në lojë, por nuk mundi të bëjë më shumë.

Mohamed Elyounoussi shënoi për 2-1.

Por në kohën shtesë golin e gjeti talenti i Milanit i marr nga Norvegjia, Jens Hauge që përfitoi nga një asistim i Alexis Saelemaekers.

Milani me tre gol merr tri pikë. /Telegrafi/