Telegrafi

Milani e mendon shitjen e Calhanoglut te RB Leipzing si mënyrë për të siguruar fonde për Piatekun

Hakan Calhanoglu (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milani është duke e konsideruar shitjen e Hakan Calhanoglu te RB Leipzig për 22 milionë euro.

Ideja e klubit italian është që pastaj këto para t’i ri-investojë në sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek.

Sipas TuttoMercatoWeb, Leipzig ka vazhduar te shfaq interesim për yllin turk dhe tashmë kanë rritur edhe ofertën për ish-lojtarin e Bayern Leverkusenit.

Hakan Calhanoglu duke festuar një nga golat me Milanin (Foto: Getty Images)

Pavarësisht se dëshira e Gennaro Gattusos është të mbajë 24-vjeçarin në mesfushën kuqezi,  Calhanoglu shikohet si mundësia e vetme për të siguruar fondet për blerjen e Piatek, i cili shikohet si zëvendësim i Gonzalo Higuain.

Rossonerët nuk mund të blejnë lojtarë në rast se nuk shesin, kjo pasi nuk i kanë respektuar rregullat e FFP-së të UEFA-s.

Lexo po ashtu Calhanoglu mohon largimin nga Milani

Hakan këtë sezon te Milani është paraqitur në 23 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.

Në anën tjetër Piatek tashmë ka regjistruar 13 gola në sezonin e tij të parë në Serie A. /Telegrafi/