Site icon Telegrafi

Milani e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Juventusit

Milani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Juventusit, me kuqezinjtë që kishin më shumë nga loja dhe rrezikuan disa herë.

Kuqezinjtë që janë vendas në këtë ndeshje, rrezikuan fillimisht në minutën e 20-të, kur Rafael Leao goditi shtyllën nga afër.

I njëjti lojtar rrezikoi sërish në minutën e 34-të, ku goditja e tij nga distanca u ndal nga shtylla.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në barazim, Milani shfrytëzoi rastin e fundit.

Fikayo Tomori kontrolloi bukur një top të goditur nga Olivier Giroud për të shënuar për 1-0.

https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1578789847074222080

Milani shkon në pushim në epërsi, duke e konfirmuar lojën më të mirë që e bëri në pjesën e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version