Site icon Telegrafi

Milani e konsideron që ta bëjë Kjaerin, kapiten të skuadrës – pas veprimit heroik ku i shpëtoi jetën Eriksenit

Milani po mendon të bëjë Simon Kjaerin kapiten të tyre, pas një veprimi heroik për t’i shpëtuar jetën Christian Eriksenit.

Shoku i ekipit të mbrojtësit në Danimarkë, Eriksen u rrëzuar pa ndjenja gjatë ndeshjes me Finlandën në Euro 2020 të shtunën në mbrëmje dhe qendërmbrojtësi ishte një nga lojtarët e parë që reagoi.

32-vjeçari u sigurua që bashkatdhetari i tij nuk kishte gëlltitur gjuhën dhe më pas filloi CPR derisa personeli mjekësor të mbërrinte në fushë.

Lexo po ashtu Schmeichel konfirmon se UEFA e kërcënoi Danimarkën pas incidentit tragjik të Eriksenit

Hashtagu #KjaerCapitano u bë virale në mediat sociale nga tifozët e Milanit , pas incidentit, dhe sipas raporteve, atyre mund t’u realizohet dëshira.

La Gazzetta dello Sport raporton se klubi është mbingarkuar nga mbështetja për mbrojtësin dhe trajnerin Stefano Pioli dhe ekipi i tij do të diskutojnë për shiritin e kapitenit, me Kjaer që mund ta marrë atë rol.

Lexo po ashtu Fjalët e para që Eriksen u tha bashkëlojtarëve pas momentit që sa nuk i kushtoi me jetë

Qendërmbrojtësi tjetër Alessio Romagnoli është aktualisht kapiten i klubit, por italiani ka parë që minutazha e tij nën Piolin të zvogëlohet.

Gianluigi Donnarumma mund të ketë qenë favorit për të marrë shiritin nga Romagnoli, por portieri është larguar nga klubi me kontratën e tij që tani ka skaduar.

Lexo po ashtu Kardiologu që e njeh prej kohësh Eriksenin thotë se lojtari nuk ka pasur kurrë probleme me zemër

Franck Kessie dhe Davide Calabria janë gjithashtu në listë për të qenë kapiten, por veprimi heroik i Kjaer dhe mbështetja e tifozëve mund të ndikojnë në vendimin e trajnerit.

Mbrojtësi është tashmë kapiteni i ekipit kombëtar dhe ai tregoi saktësisht se përse është lider i skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version