Në janar Milani do të blejë, por vetëm nëse do të shesë.
Zvarritja e shitjes së klubit te kinezët detyron drejtuesit e klubit milanez që të mos shpenzojnë asnjë euro, në rast se nuk ka shitje lojtarësh, ndaj Adriano Galiani shpreson që t’i vijë ndonjë ofertë joshëse për Carlos Baccan, për të cilin ka shumë klube të interesuar, por Milani kërkon 30 milionë euro, shifër aspak e vogël.
Nëse ndokush i afrohet asaj shifre, Milani do ta shesë urgjentisht kolumbianin, tashmë jo më një djalosh dhe në skemat e trajnerit Montela po zëvendësohet më së miri nga Lapadula.
Synimi i Milanit është blerja e një mesfushori qendror dhe emri mbetet po ai, kroati Badelj i Fiorentinës, por gjithashtu do të bëhet një tentativë për anësorin ofensivë të Lazios, Keita Balde.
21-vjeçari në verë hyn në vitin e fundit të kontratës dhe refuzon të rinovojë, duke qenë në konflikt të hapur me Lacion.
Milani mund të përfitojë, në rast se gjen marrëveshjen me lojtarin, i cili në fakt ka shumë oferta, më të larta se 1.5 milionë eurot në sezon që i ofron Lotito për rinovimin. /Telegrafi/