Site icon Telegrafi

Milani e di çmimin e Sandro Tonalit, por mund ta përfshijë edhe një futbollist në ofertë

AC Milan po përpiqet të rikthejë Sandro Tonalin në skuadrën e tyre dhe tashmë ka filluar negociatat për një rikthim të mundshëm.

Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë, pasi Newcastle ka bërë të qartë se do të pranojë shitjen e tij vetëm nëse oferta arrin të paktën 55 milionë euro.

Kjo shifër paraqet një pengesë serioze për Milanin, i cili kërkon të forcojë mesfushën pa shkelur buxhetin e tij.

Lexo po ashtu Tonali mund të largohet nga Newcastle, e ardhmja e tij sërish në Serie A

Tonali, i cili u transferua në Ligën Premier vitin e kaluar, pësoi një fillim të vështirë në Newcastle për shkak të një ndalimi të basteve që e la jashtë fushës për disa muaj.

Pavarësisht kësaj, ai ka rikthyer formën e tij në ekipin e menaxhuar nga Eddie Howe, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e mesfushës përkrah Bruno Guimarães dhe Joelinton. Klubi anglez nuk e lejoi të largohej gjatë afatin kalimtar të dimrit, por situata tani mund të ndryshojë.

Nevoja e Newcastle për të balancuar financat sipas rregullave të lojës së ndershme financiare ka hapur mundësinë për shitje të mundshme, dhe Tonali është një nga lojtarët më të kërkuar.

Lexo po ashtu Juventusi ka dy objektiva të mëdha për afatin kalimtar veror

AC Milan e sheh rikthimin e tij si një mundësi për të forcuar skuadrën me një lojtar që tashmë e njeh Serinë A dhe që do të përshtatej shpejt në skemën e Stefano Piolit. Megjithatë, vlerësimi i lartë i mesfushorit italian e bën këtë operacion të ndërlikuar.

Një zgjidhje e mundshme për të lehtësuar transferimin është përfshirja e Malick Thiaw në negociata. Milanit i vlerëson mbrojtësin në rreth 35 milionë euro dhe mund të propozojë një marrëveshje shkëmbimi me Newcastle.

Kjo formulë do të ulte koston e transferimit dhe do të rrite shanset për rikthimin e Tonalit në San Siro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version