Telegrafi

Milani e dëshiron rikthimin e Deulofeut

Milani është duke tentuar që të rikthejë sërish Gerard Deulofeun në San Siro.

Sulmuesi spanjoll kishte kaluar te Rossonerët në huazim nga Evertoni, duke treguar formë të mirë në Serie AS.

Por, në atë verë, Barcelona kishte shfrytëzuar të drejtën e tyre për të rikthyer në Camp Nou lojtarin, mirëpo që e kishte shitur më pas.

Watfordi  e transferoi Deulofeun dhe ishin mjaftë të kënaqur me formën e tij, mirëpo në këtë edicion nuk ia arritën të mbijetonin në Ligën Premier.

Nga kjo situatë, spanjolli dëshiron të largohet nga Liga Premier, derisa Rossonerët e shikojnë mundësinë e transferimit të tij.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Milani thuhet se është i gatshëm që të transferojë lojtarin, derisa edhe ky i fundit nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të rikthehet në Itali. /Telegrafi/