Milani e ka bërë prioritet të nënshkruajë me një sulmues dhe Joshua Zirkzee është objektivi kryesor i tyre.
Paulo Fonseca dëshiron një sulmues qendror për një kohë më të gjatë dhe Zirkzee pritet të jetë pasardhësi i Olivier Giroud i cili është larguar nga Rossonerët.
Calciomercato ka raportuar se drejtorët e Milanit, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlani kanë kontaktuar tanimë Bolognën për të nisur bisedimet e para.
Milan është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 40 milionë euro të sulmuesit, megjithatë mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar nga Akademia në listë.
Nëse nuk arrihet Zirkzze, atëherë Milani ka disa emra të tjerë si alternativë të cilët janë Benjamin Sesko i RB Leipzig, Santiago Gimenez i Feyenoord dhe Serhou Guirassy i VfB Stuttgart.
23-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 37 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar në shtatë të tjerë.
Interesim për të kanë shfaqur edhe Roma, Arsenal, Inter, Juventus dhe MAnchester United. /Telegrafi/