Milani është mysafir i Hellas Veronas në Marcantonio Bentegodi Stadium për ndeshjen e javës së 36-të në Serie A.
Rossonerët duhet të arkëtojnë pikë të plota në mënyrë që të rikthejnë kreun e tabelës, ku aktualisht ndodhet Interi me një pikë më shumë.
Verona ndodhet prapa zonës evropiane, edhe pse matematikisht është ende në garë, prandaj Milani mbetet favorit për të triumfuar.
Trajnerët Igor Tudor dhe Stefano Pioli i kanë bërë përzgjedhjet e skuadrave që do ta nisin takimin nga fillimi.
Formacioni startues i Hellas Veronas: Montipo; Ceccherini, Gunter, Casale; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.
#VeronaMilan: the official line-up! 📋
Ready for the clash? 🔥#SempreMilan@EASPORTSFIFA pic.twitter.com/Wu7xrq1xCY
— AC Milan (@acmilan) May 8, 2022
/Telegrafi/