Telegrafi

Milani diskuton me Chelsean për çmimin e Bakayokos

SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 08: Tiemoue Bakayoko of AC Milan waves to the fans after the end of the UEFA Europa League Group F match between Real Betis and AC Milan at Estadio Benito Villamarin on November 8, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Skuadra italiane Milan ka në huazim nga chelsea mesfushorin francez Tiemoue Bakayoko.

Pas një fillimi me shumë probleme, Bakayoko tani ka marrë vetën dhe po luan rregullisht me klubin kuq e zi.

Milani po synon transferimin e përhershëm të francezit dhe për të ka filluar bisedimet me Chelsean.

Rossonerët kanë kërkuar nga klubi anglez të vendosin një çmim për reprezentuesin e Francës.

Tiemoue Bakayoko. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat për Milanin.

Klubi italian i ka bërë të qartë Chelseat se mund të paraqesë një ofertë prej 20 milionë eurove për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë këtë ofertë pasi për Bakayokon kishin shpenzuar 40 milionë në vitin 2017 kur e transferuan nga Monaco. /Telegrafi/