Telegrafi

Milani dhe Roma në garë për transferimin e Taison

Taison. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Sulmuesi brazilian Taison Barcellos Freda është duke kërkuar me ngulm largimin nga Shakhtar Donetsk.

Arsyeja është që dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Milan kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Me lëndimin e Diego Perottit, trajneri i Giallorosëve, Fonseca ka kërkuar nga klubi që ta zëvendësojnë argjentinasin me Taisonin.

Por së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe Milani që vazhdon të kërkoj një sulmues.

Ka qenë agjenti i lojtarit që ka konfirmuar se Shakhtar ka refuzuar një ofertë të parë të Milanit për klientin e tij.

Taison. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Gjithsesi Taison ka kërkuar nga Shakhtari që ta lënë të lirë për tu larguar në drejtim të Serie A pasi është ëndrra e tij të luaj në kampionatin italian.

Mbetet të shihet gjatë orëve të ardhshme nëse Roma apo Milan do të mund të arrijnë marrëveshje për transferimin e 31-vjeçarit.

Kujtojmë që Shakhtar për ta lënë të lirë të largohet Taisonin, po kërkon 15 milionë euro. /Telegrafi/