Telegrafi

Milani dhe Leicester City në ‘luftë’ për Berardin

Milani dhe Leicester City thuhet se po mbajnë shënime për Domenico Berardin, por shumë klube të tjera të Serie A dhe Ligës Premier janë të interesuara për anësorin sulmues të Italisë.

Sipas Il Corriere dello Sport, 26-vjeçari i cili ka dy asistime në katër paraqitje në UEFA Euro 2020, ka tërhequr interes nga Rossonerët dhe Dhelprat.

Edhe pse ende nuk ka oferta zyrtare në tryezë, të dy klubet thuhet se kanë filluar bisedimet paraprake me Sassuolon.

Lexo po ashtu Klubi i vogël i Serie A që po i jep zemër të madhe Italisë – Sassuolo me dy yjet e saj ka pushtuar zemrat e italianëve

Kontrata e Berardit në Mapei Stadium skadon në qershor të vitit 2024 dhe një transferim i tij nuk do të ishte i lirë.

Reprezentuesi italian është një produkt i akademisë së klubit dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë në një barazim të Coppa Italia kundër Avellinos në vitin 2012.

Lexo po ashtu Paraqitja e mirë në Euro 2020, Liverpooli dhe Tottenhami vihen pas Berardit

Ai ka 105 gola në 291 paraqitje me klubin Neroverdi.

La Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se si Liverpool ashtu edhe Tottenham janë të interesuar për italianin dhe Il Corriere dello Sport konfirmon që më shumë klube të Serie A dhe Ligës Premier i kanë vënë sytë 26-vjeçarit. /Telegrafi/