Site icon Telegrafi

Milani dhe Juventusi prezantojnë fanellat e treta për sezonin 2023/24

Dy klubet e mëdha italiane, Milani dhe Juventusi kanë prezantuar sot (e enjte) fanellat e tyre të treta për edicionin e sivjetmë 2023/24.

Pas fanellave të para dhe të dyta, Rossonerët dhe Bianconerët kanë zbuluar edhe fanellat e treta për tifozët e tyre.

Ato tashmë janë të disponueshme për blerje në faqet zyrtare të klubeve, por edhe në dyqanet zyrtare të tyre dhe kompanive prodhuese.

“Gjithmonë e re. Gjithmonë Milan. Ngjyra ndryshe, përgjithmonë Milan”, thuhet në postimin e Rossonerëve.

Fanella e tretë e Milanit është e dominuar nga ngjyra vjollcë dhe blu, ndërsa ekipi do të debutoj me në fundjavën e 24 shtatorit në një përballje të Serie ndaj Hellas Verona në San Siro.

“Frymëzuar nga qyteti i Torinos. Ndërtuar për betejat tona më të mëdha”, ka shkruar Juventusi në postimin e tyre.

Fanella e tretë e Juventusit është e dominuar nga ngjyra e zezë dhe do të debutoj këtë fundjavë në ndeshjen e parë të Serie A të sezonit kundër Udineses. /Telegrafi/

 

Exit mobile version