Milani dhe Interi thuhet se kanë rënë dakord për planet në një stadium të ri, i cili do të kushtojë rreth 700 milionë euro për t’u ndërtuar dhe pritet të jetë gati deri në vitin 2022.
Sipas mediumit italian La Repubblica, ideja e rinovimit të San Siros aktual është rrëzuar dhe është vendosur në favor të një projekti të përbashkët, i cili gjithashtu përfshin rindërtimin e zonës përreth.
Gazeta shpjegon se i gjithë projekti i ri do t’i kthejë të dy klubet ‘mbrapa’ rreth 700 milion euro dhe shpresojnë ta kenë terrenin e hapur përpara fillimit të sezonit 2022-23.
Për më tepër, stadiumi do të ndërtohet pranë San Siros ekzistues, pjesërisht nën nivelin e rrugës, në mënyrë që të kufizojë ndikimin e saj viziv në lagje.
Megjithatë, La Repubblica paralajmëron se Milani dhe Interi kanë ende për të vendosur se çfarë të bëjnë me vendin ku stadiumi aktual do të rrëzohet.
Miratimi i projektit kërcënon të jetë i largët pasi kryebashkiaku i Milanit, Beppe Sala ka paralajmëruar tashmë se këshilli i tij nuk mund të humbasë pronësinë e San Siros. /Telegrafi/