Milani dhe Interi shkojnë përpara së bashku, shumë kompakt dhe me objektivin për të ndërtuar stadiumin e ri në zonën ku ndodhet San Siro aktual.
Këtë zgjedhje e kanë shpjeguar përfaqësuesit e dy klubeve të cilët në pallatin Marino kanë takuar specialistë të ndryshëm të komunës së Milanos të cilët janë thirrur për të vlerësuar projektin.
Dy klubet e kanë bërë tashmë propozimin e tyre dhe alternativa e vetme sipas tyre është të ndërtohet një San Siro i ri në San Siro aktual.
“Alternativa e vetme për klubet është një San Siro i ri në San Siro”, thuhet në deklaratën e të dyja klubeve.
Interi dhe Milani janë të përgatitur të investojnë 1.2 miliard euro në stadiumin e ri.
Aty shpresohet që gjithashtu të rigjenerojnë zonën e qytetit me restorante të reja dhe vende argëtimi, plus edhe një park.
Projekti është në fazat e tij të hershme, sepse këshilli nuk ka vendosur ende nëse kjo është në interes të publikut.
Në deklaratë vihet në dukje gjithashtu se projekti do të sillte 600 vende të reja pune. /Telegrafi/