Interi dhe Milani kanë konfirmuar se duan të prishin San Siron dhe ta zëvendësojnë atë me një stadium të ri.
Është raportuar javën e kaluar se Rossonerët dhe Nerazzurët kanë rënë dakord me planet për një vend të ri, i cili do të kushtonte rreth 700 milionë euro për t’u ndërtuar dhe pritej të ishte gati deri në vitin 2022.
Kjo tani mund të bëhet realitet pas arritjes së marrëveshjes nga udhëheqësit e të dyja klubeve.
“Ne do të kemi një San Siro të ri pranë të vjetrit, në të njëjtën zonë si koncesioni. I vjetri do të rrëzohet dhe në vend të tij do të ketë ndërtime të reja”, ka thënë Paolo Scaroni në një intervistë për ANSA.
Drejtori gjeneral i Nerazzurrëve, Alessandro Antonello, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta ndërtojnë një stadium të ri me rivalët e qytetit: “Po, absolutisht”.
Tani mbetet për t’u parë nëse kryetari qytetit të Milanos, Beppe Sala, do ta nënshkruajë planin e ndërtimit, pasi ai ka shprehur tashmë preferencën e tij që San Siro të modernizohet. /Telegrafi/