Milani dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.
Kuqezinjtë e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar që rastin e parë para porte.
Rafael Leao në minutën e tretë shënoi për 1-0, duke mposhtur portierin Marco Carnesecchi.
RAFAEL LEAO WHAT A GOAL🤯🤯🤯🤯🤯🤯🤯🤯🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥 https://t.co/2YZoLNoXCR
— Sahil (@Criminal__x) February 25, 2024
Atalanta u lëshua në sulm për të barazuar, duke renditur rastet me Emil Holm dhe Charles de Ketelaere.
Ishte pikërisht Holm që u rrëzua në zonë në minutën e 39-të dhe pas rishikimit të VAR u vendos për penallti.
Teun Koopmeiners ishte i saktë nga pika e bardhë për të mposhtur Mike Maignan për 1-1.
https://twitter.com/FootColic/status/1761850981812158604
Pjesa e dytë i takoi plotësisht Milanin, që kishte shumë më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë.
Davide Calabria, Christian Pulisic dhe Ruben Loftus-Cheek kishin raste për të shënuar golin e epërsisë.
Në minutën e 80-të një rast u paraqit edhe për Olivier Giroudin i cili gjuajti, por njëri nga mbrojtësit e Atalantas largoi topin nga vija.
Honours even on MD26.#MilanAtalanta #SempreMilan
Brought to you by @Acqua_Lete pic.twitter.com/cVNUTTmY0w— AC Milan (@acmilan) February 25, 2024
Deri në fund gola të tjerë nuk kishte dhe Milani me 53 pikë mbetet në vendin e tretë, ndërsa Atalanta me 46 pikë është në vendin e pestë. /Telegrafi/