Milani dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të javës së 36-të të Serie A.
Ndeshja mes Milanit dhe Atalantas doli të jetë interesante vetëm në 45 minutat e parë, ku kishte edhe gola.
Milani e gjeti epërsinë i parë në minutën 14-të me një goditje dënimi të gjuajtur bukur nga Hakan Calhanoglu (1-0).
Goal/Gol : Hakan Çalhanoğlu Milan 1 : 0 Atalanta #Milan #ACMilan #Atalanta #MilanAtalanta #ForzaMilan #SempreMilan pic.twitter.com/JRVRWp2uAJ
— Touchline (@touchline_fm_) July 24, 2020
Në minutën e 24-të Atalanta fitoi penallti. Ruslan Malinovsky u shkelë në këmbë nga Lucas Biglia dhe gjyqtari vendosi për dënimin më të rëndë në futboll.
Nga pika e bardhë gjuajti Malinovsky, por goditja e tij u prit nga Gigi Donnarumma.
Donnarumma’s savepic.twitter.com/mnGdtM0Tvw
— ?SS (@semo33x) July 24, 2020
Por Atalanta nuk u dorëzua dhe gjeti goli në minutën e 34-të.
Duvan Zapata përfitoi nga një huti në mbrojtjen kuqezi për të shënuar për 1-1.
Vuelve y marca nuestro “Toro” Duván Zapata al Segundo equipo más histórico de Europa después del Real Madrid el AC Milán de Italia. pic.twitter.com/mzsT4r7AVd
— AméricaStoreColombia (@AmericaStore_Co) July 24, 2020
Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat u munduan, nuk kishte në gola.
Giacomo Bonaventura kishte rastin më të mirë në minutën e 71-të, por pa sukses.

Atalanta pas këtij barazimi ka 75 pikë dhe është e dyta, ndërsa Milani tani është në vendin e gjashtë me 60 pikë. /Telegrafi/