Klubi i madh italian, Milani thuhet se ka dështuar të arrijë marrëveshje për transferimin e mesfushorit Dani Olmo nga Dinamo Zagrebi.
Talenti spanjoll ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të treguar sezonin e kaluar dhe këtë sezon.
Golat e shumtë dhe asistimet kanë bërë që një numër i madh klubesh evropiane të interesohen për të, sidomos Milani, i cili e shihte si objektiv.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë për lojtarin gjatë verës, por Dinamo dëshiron ta shes atë në këtë afat kalimtar.
Sipas mediumit Sky Italia, bisedimet e Milanit me Dinamo Zagrebin për një transferim për Dani Olmon janë prishur tashmë.
RB Leipzig dhe Ëolves tashmë kanë parë ofertat e tyre zyrtare për Olmon të refuzohen, ndërsa Barcelona gjithashtu mendohet se po monitoron situatën e tij. /Telegrafi/