Shefi i skautëve te Interi, Massimo Mirabelli thuhet se është në ‘pole-position’ për rolin e drejtorit sportiv te Milani.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Milani po mbajnë sytë gjithashtu edhe nga drejtuesi i Bolognas, Riccardo Bigon dhe ish-njeri i Romës dhe Fiorentinas, Daniele Prade, por asnjëri nuk pëlqehet si Mirabelli.
Mirabelli është i njohur nga Marco Fassone, pasi ata punonin së bashku në Inter në mes vitit 2014 dhe 2015.
Gazeta italiane shton se menaxheri i përgjithshëm, Marco Fassone kishte fokusuar kërkimin e tij në drejtuesin e Juventusit, Fabio Paratici, por bardhezinjtë e kanë shmangur interesimin e tyre.
Megjithatë, në listën e Milanit janë edhe Walter Sabatini i Romës dhe Andrea Berta i Atletico Madridit, pavarësisht raporteve që pretendojnë ndryshe. /Telegrafi/