Telegrafi

Milani dëshiron ta mbajë, por ka tre emra në listë në rast se Leao largohet nga San Siro

Rafael Leao padyshim që është futbollisti më i mirë i Milanit këtë edicion dhe ndër më të mirët në Evropë.

Sulmuesi portugez është duke shkëlqyer me Rossonerët dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Chelsea, PSG, Bayern Munich apo Manchester City.

Megjithatë Milan synon ta blindoj me kontratë të re portugezin, edhe pse një gjë e tillë nuk duket aspak e lehtë duke marrë parasysh kërkesat që ka rritur Leao.

“Unë mendoj se ne kemi një shans të mirë për të arritur një marrëveshje me Rafa Leao për të nënshkruar një kontratë të re dhe për ta mbajtur atë këtu në Milano. Leao e di se ky klub është më i miri për rritjen e tij”, deklaroi ditë më parë Paolo Maldini.

Por përkundër se synimi është që të mbahet portugezi, Milan po shikon opsionet për zëvendësuesin e tij në rast të largimit.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Rossonerët kanë tre emra në listë për zëvendësimin e Leaos, ku dy nga ta janë nga Chelsea.

Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic pëlqehen shumë nga trajneri Pioli, derisa në listë ndodhet edhe Noah Okafor i RB Salzburg.

Noah Okafor

Chelsea mbetet skuadra më e interesuar për Leaon dhe londinezët mund të ofrojnë njërin nga yjet e tyre si pjesë e marrëveshjes për portugezin. /Telegrafi/