Telegrafi

Milani dëshiron Pochettinon

Mauricio Pochettino (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Milani thuhet se dëshiron që trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, të jetë trajneri i tyre i ardhshëm.

Sipas mediumit Corriere della Sera, mbajtja e Gennaro Gattusos do të merret parasysh vetëm nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht nga lidhjet e tij me Arsenalin, gazeta shkruan se drejtori Ivan Gazidis e ka identifikuar Pochettino si “kandidatin ideal” për ta drejtuar Milanin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Mauricio Pochettinos

Argjentinasi ka qenë në Tottenham që nga viti 2014, duke i kthyer ata në një skuadër serioze dhe pretendentë të Ligës Premier për disa sezone.

Pochettino pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi dhe Interi (Foto: Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Rossonerët do të kenë vetëm një mundësi për të marrë atë dhe kjo është nëse kthehen në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, gazeta Tuttosport thotë se Elliott Management ka udhëzuar Gattuson dhe drejtorin teknik Leonardo për të rikthyer klimën pozitive pas disfatës në derbi ndaj Interit. /Telegrafi/