Telegrafi

Milani dëshiron njërin mes Caldardas ose Caios

Milani thuhet se është i interesuar në Rodrigo Caio të Sao Paulos, si dhe italianin e Juventusit, Mattia Caldara.

Kapiteni i Rossonerëve, Leonardo Bonucci dëshiron të kthehet te Zonjën e Vjetër pas një sezoni të kaluar në San Siro.

Kështu që një marrëveshje po punohet për përfshirjen e Caldaras dhe Gonzalo Higuain, të cilët do të kalonin në anën e kundërt.

Lexo po ashtu Juventusi takohet me Leonardon dhe agjentin e Caldaras

Sipas mediumit italian Premium Sport, nëse Bianconerët refuzojnë të përfshijnë Caldaran si pjesë e marrëveshjes, ata do të kthehen nga braziliani Caio.

Rodrigo Caio

Mbrojtësi do të kushtojë rreth 15 milion euro dhe ka luajtur katër herë për ekipi kombëtar të Brazilit.

Lexo po ashtu Mbahet takimi i parë mes Milanit dhe Juventusit për Bonuccin dhe Higuainin, bisedohet edhe për Caldaran

Higuain, ndërkohë, ka mbërritur në trajnimin para sezonal me Juventusin, por është menduar se ai dhe agjenti i tij do të njoftohen së shpejti se ai është në shitje.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në aksion Torino-Milano, me disa lojtarë që do të ndërrojnë ambient. /Telegrafi/