Ylli i Portos, Lacine Brahimi ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Milanit.
Pavarësisht problemeve dhe situatës aspak të qetë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, drejtuesit e Milanit kanë nisur nga puna për të siguruar përforcime për merakton e verës.
Një nga objektivët në listën e kuqezinjve është edhe sulmuesi anësor i Portos, Yacine Brahimi, për të cilin drejtuesit e klubit nga Milanello kanë kohë që e kërkojnë.
Për të arritur te kartoni i 29-vjeçarit më parë italianët duhet të mposhtin edhe konkurrencën e spanjollëve të Real Betis, që kanë shfaqur interes për futbollistin.
Për ta lënë të lirë sulmuesin, drejtuesit e klubit portugez kërkojnë 26 milionë euro.