Gjiganti italian Milan duket se në verë do të mbetet pa mbrojtësin e tyre Alessio Romagnoli.
Reprezentuesi italian është dëshirë e madhe e skuadrave si Juventus, Real Madrid dhe Chelsea.
Kësisoj Rossonerët janë vënë në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe duket se atë e kanë gjetur në Gjermani.
Fjala është për talentin e jashtëzakonshëm të RB Leipzig, Dayot Upamecano.
19-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me klubin gjerman si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.
Kjo ka bërë që Milani të futet në garë së bashku me Barcelonen, Arsenalin dhe Parisin për francezin.
Sipas asaj që ka raportuar MilanNews, agjentët e Rossonerëve kanë qëndruar të enjten në Gjermani për ta parë nga afër Upamecanon ndaj Zenitit në Ligën e Evropës.
Talenti francez ka një kontratë me Leipzigun deri në verën e vitit 2021 dhe është vështirë të largohet.
Por në rast se vije një ofertë mbi 40 milionë euro atëherë klubi gjerman do të mendojë për shitjen e tij. /Telegrafi/