Telegrafi

Milani bën ofertë për Vidalin, italianët ia dyfishojnë pagën kilianit

Milani kas bërë ofertë për yllin e Bayern Munichit, Arturo Vidal.

Televizioni kilian TVN, jep lajmin se Milan ka bërë super ofertë për Vidalin dhe janë në gjendje që ta rrisin dyfish pagën e tij aktuale.

Calciomercato.com shkruan, Rossonerët kërkojnë që ta përmbushin treshen e mesfushës  me kilianin, ndërsa aktualisht kanë ardhur Lucas Biglia dhe Franck Kessie.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrin klubi gjerman që deri më tani kanë refuzuar çdo ofertë për lojtarin.

Interi ishte klubi më i interesuar për lojtarin, por ofertat e këtyre të fundit ishin refuzuar të gjitha nga Bayern Munich. /Telegrafi/