Site icon Telegrafi

Milani i bën konkurrencë Manchester Unitedit për mbrojtësin Manuel Akanji

Manuel Akanji do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2023.

Reprezentuesi zviceran synon të bëjë hapin e madh në karrierë, derisa Milani dhe Manchester United janë dy skuadrat që duan transferimin e tij në verë.

Ish-anëtari i Winterthur e Basel vlerësohet shumë nga dy gjigantët evropianë të cilat synojnë transferimin e tij.

Dortmund është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por po kërkon së paku 25 milionë euro për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas asaj që ka njoftuar Tuttosport, Milani pasi ka siguruar shërbimet e Sven Botman, synon edhe Akanjin që të bëjë një dyshe për të ardhmen.

Por përveç reprezentuesit zviceran, Milani po shikon edhe dy emra të tjerë te Borussia Dortmund.

Rossonerët e pëlqejnë Emre Canin si zëvendësues të Frank Kessies si dhe Thorgan Hazard për t’i dhënë një dinamizëm repartit ofensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version