Klubi i madh italian, Milani është klubi i fundit që ka shprehur interesim për yllin spanjoll të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.
Olmo ka qenë një sensacion sezonin e kaluar dhe këtë sezon duke shënuar shumë gola dhe asistime me klubin kroat.
Dita e enjte fillon me një histori të re të publikuar nga media kroate Sportske Novosti.
Milani i është bashkuar garës me klubet tjera për të provuar të nënshkruajë me spanjollin Olmo.
Sipas këtij mediumi të lartpërmendur, Zvonimir Boban, drejtori sportiv i Milanit dhe ish-lojtari kroat, i ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh Dinamo Zagrebit.
Në fakt, Sportske Novosti siguron që operacioni mund të jetë “shumë lehtë i realizueshëm”. /Telegrafi/