Telegrafi

Milani barazon një rekord 56-vjeçar të klubit pas fitores ndaj Celticut në Ligën e Evropës

Forma e nxehtë e Milanit vazhdoi ndërsa barazoi një rekord 56-vjeçar të klubit duke mundur Celticun në ndeshjen hapëse të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Rossonerët vazhduan me rezultate pozitive edhe të enjten mbrëma në Ligën e Evropës duke triumfuar 3-1 në udhëtim te Celticu.

Golat në këtë fitore të Milanit i shënuan Rade Krunic, Brahim Diaz dhe Jens Hauge, ndërsa për vendasit shënoi Mohamed Elyounoussi.

Lexo po ashtu Pioli flet për fitoren ndaj Celticut dhe ecurinë fantastike të Milanit

Kjo fitore ndaj Celticut ka bërë që Rossonerët të thyejnë një rekord 56-vjeçar të klubit.

Rossonerët tani kanë shënuar dy ose më shumë gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga 1964, duke zgjatur fillimin perfekt në sezonit 2020-21.

Stefano Pioli tashmë e ka parë ekipin e tij duke marrë katër fitore radhazi në Serie A, duke përfshirë një fitore derbi ndaj Interit fundjavën e kaluar dhe tani është gati për një ndeshje në shtëpi kundër Romës të hënën.

Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve do të kthehen në aksionin e Ligës së Evropës tre ditë më vonë kur Sparta Prague të arrijë në San Siro, përpara se të kalojë në fokus në një takim të Serie A me Hellas Verona. /Telegrafi/