Milani ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Torinos në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit italian.
Vendasit morën epërsinë në minutën e pestë pas një gabimi amatoresk të Mike Maignan që detyroi Malick Thiaë të shënonte autogol për rezultatin 1-0.
‘Rossonerët’ patën një mundësi ideale për të barazuar shifrat me anë të Christian Pulisic, por amerikani dështoi të shënojë nga penalltia në minutën e 32-të.
Megjithatë, golin e barazimit të besuarit e Sergio Conceicaos e gjetën në minutën e 74-të përmes Tijjani Reijnders që realizoi për 1-1.
⏱️- 5’
VA BENE LO STESSOOOOOOOOOOO#TorinoMilan [1-0] pic.twitter.com/7AmyLDzJVG
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) February 22, 2025
Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi vetëm dy minuta më vonë Torino realizoi për të rikthyer sërish epërsinë në favorin e saj.
Gvidas Gineitis në minutën e 76-të bëri një gjuajtje precize e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës së Maignan për rezultatin përfundimtar 2-1.
Pas kësaj humbje Milani renditet në pozitën e pestë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara, teksa Torino pozicionohet e 12-ta me 31 sosh./Telegrafi/