Në fillim të verës, PSG kishte shfaqur interesim për Gianluigi Donnarumman dhe bisedimet janë mbajtur sekret, për një marrëveshje potenciale.
Megjithatë, kohëve të fundit thashethemet në këtë çështje kanë rënë dhe interesimi është zhdukur.
Deri në qershor interesimi ishte i madh, por ngadalë është zbehur.
Në fakt, drejtori sportiv Leonardo ka marrë një vendim përfundimtar: Areola do të jetë portieri startues, ndërsa negociatat vazhdojnë për Martin Dubravkan.
E ardhmja e Donnarummado të jetë në Milan.
Rossonerët e dinë vlerën e lojtarit dhe kurdo që dëshirojnë ta largojnë, çmimi fillestar do të jetë 50 milionë euro. Ai ka kontratë deri në vitin 2021. /Telegrafi/