Milani thuhet se ka fituar garën për të nënshkruar me sulmuesin francez Florian Thauvin.
Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe nuk ka pranuar vazhdimin.
Ai i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se në fund të sezonit do të largohet si futbollist i lirë.
Tani lajmet e fundit që vijnë nga Italia dhe Franca raportojnë se Thauvin ka arritur marrëveshje personale me Milanin.
27-vjeçari ka pranuar propozimin e Rossonerëve për një kontratë katër vjeçare nga e cila do të fitojë tre milionë euro neto në sezon.
Milan ka fituar garën për lojtarin me skuadrat tjera si Roma, Atalanta, Lazio apo Borussia Dortmund që gjithashtu e donin atë.
Edhe pse marrëveshja e Milanit me lojtarin është që ai t’iu bashkohet në verën e vitit 2021 si futbollist i lirë, Marseille po insiston për shitjen e tij në janar.
Gjiganti francez synon që të fitojë së paku shtatë milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi nuk duan ta humbasin me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/