Telegrafi

Milani arrin marrëveshje me sulmuesin e talentuar Bilal Toure

Milani ka humbur garën me Interin për transferimin e sulmuesit francez Marcus Thuram.

Kësisoj skuadra italiane tanimë është fokusuar tek të tjerë objektiva dhe ka për qëllim transferimin e El Bilal Toure.

Sulmuesi nga Mali ka shkëlqyer me fanellën e Almerias në La Liga dhe po pëlqehet nga Rossonerët.

Sipas “RMC Sport”, klubi kuqezi ka përshpejtuar negociatat e nisura pak ditë më parë dhe ka arritur që të marrë miratimin e lojtarit për transferimin.

Klubi spanjoll kërkon rreth 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, derisa Milan po synon që ta ulë këtë çmim së paku në 13 milionë euro.

21-vjeçari Toure ka zhvilluar 21 ndeshje në La Liga këtë edicion, ku ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Përveç Milanit, në garë për lojtarin janë edhe skuadrat si Napoli, Atalanta, Everton dhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/