Milani vazhdon të ndjek Lucas Biglian e Lazios.
Sipas ekspertit të Sportitalia, Alfredo Pedulla, mesfushori argjentinas dëshiron kalimin te kuqezinjtë.
Presidenti i klubit nga kryeqyteti italian, Claudio Lotito, pas pushimit në Sardenja, ka shprehur interesim të flas për një transferim të mundshëm.
Në marrëveshje pritet të futet edhe Gianluca Lapadula.
Por, diferenca e vetme është te çmimi, Lazio ka kërkuar 20 milionë euro, kurse Milani nuk dëshiron të jep më shumë se 15 milionë, plus tre në formë bonusesh. /Telegrafi/