Milan thuhet se është në prag të nënshkrimit të Ricardo Rodriguez pasi Wolfsburg pranoi një zbritje në klauzolën e lirimit prej 22 milionë eurosh.
Duket se i ka ardhur fundi i sagës disa mujore për 24-vjeçarin e majtë zviceran, pasi kishte filluar para se Yonghong Li të kishte përfunduar marrjen e klubit.
Sipas SportItalia, klubi nga Bundesliga, Wolfsburg, më në fund e ka pranuar propozimin në tavolinë me një zbritje në klauzolën e tij prej 22 milion euro.
Marrëveshja do të ishte ideale me vlerë prej 18 milionë euro plus bonuse.
Ricardo Rodriguez besohet të ketë rënë dakord me Milanin dhe është i etur për të bërë këtë transferim në San Siro.
Rossonerët po mendojnë rinimin e plotë të mbrojtjes së tyre, duke paguar një shumë të ngjashme edhe për mbrojtësin e Villarrealit, Mateo Musacchio. /Telegrafi/