Site icon Telegrafi

Milani afër Tchouamenit, duan edhe Deulofeun 

Milani thuhet se është afër nënshkrimit me mesfushorin e Bordeaux, Aurelien Tchouameni dhe shpreson ta bashkohet përsëri me sulmuesin e Watfordit, Gerard Deulofeu.

Rossonerët kanë zyrtarizuar para dy ditësh sulmuesi polak, Krzysztof Piatek nga Genoa për një shifër të raportuar prej 35 milionë eurosh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk duan të ndalen dhe synojnë edhe më shumë përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Piatek: Kam lindur gati, do të bëj gjithçka për ta kthyer Milanin në Ligën e Kampionëve

Sipas gazetës Tuttosport dhe mediumit Sport Mediaset, drejtori sportiv i Milanit Leonardo po punon për një huazim me opsion blerje për Deulofeu.

Deulofeu duke festuar një gol sa ishte pjesë e Milanit 

24-vjeçari kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2016-17 në San Siro, duke shënuar katër gola dhe duke ndihmuar me tre asistime në 18 paraqitje për Rossonerët.

Transmetuesi shton se klubi kuqezi është në afër për të rënë dakord për një marrëveshje për Tchouameni, i cili gjithashtu ishte i lidhur me Interin.

Aurelien Tchouameni

Reprezentuesi i Francës U-19 i mbush të dielën 19 vjeç, do t’i kushtonte Milanit 10 milionë euro.

Gjatë ditëve të ardhshme raportohet se do të ketë të reja në këto dy pista të klubit nga San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version