Telegrafi

Milani afër Musacchios

Një futbollist me origjinë shqiptare pritet të bëhet pjesë e skuadrës së Milanit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Villarreali Mateo Musacchio (Muzaka).

Portali i njohur në transferimet e lojtarëve “Tuttomercatoweb”, shkruan se drejtuesit e Milanit janë gati të mbyllin marrëveshjen me klubin spanjoll.

Po në këtë portal shkruhet se futbollisti ka lindur në Argjentinë, por ka një pasaportë italiane.

“Mbrojtësi ka një pasaportë italiane falë gjyshërve të tij që kanë emigruar dhe janë stabilizuar në Itali, në Kampobaso. Mbiemri i lojtarit në fakt, nuk është gjë tjetër veçse italianizimi i “Muzakës”, zonë e origjinës së tij në Shqipërisë”, shkruan “Tuttomercatoweb”, transmeton Panoramasport.

Në vitin 2009 ai shkoi te Vijareal dhe tashmë duket se ka tërhequr vëmendjen e Milanit.