Site icon Telegrafi

Milani afër goditjes së dyfishtë në sulm, Leao dhe Correa pritet të arrijnë në San Siro

Milani pritet të bëjë goditje të dyfishtë gjatë fillimit të javës së ardhshme me Rafael Leao që do të arrijë nga Lille dhe ka shpresa të mëdha edhe te transferimi i Angel Correa nga Atletico Madridi.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, një marrëveshje prej 35 milionë eurosh plus mbrojtësin Tiago Djalo është arritur dhe Leao duhet të jetë në Milano ose sot (e diel) ose nesër (e hënë) për të përfunduar transferimin e tij.

20-vjeçari do të mbushë boshllëkun që do të lihet nga Patrick Cutrone, i cili aktualisht është në negociata të avancuara me Wolverhampton Wanderers.

Lexo po ashtu Wolves afër finalizimit të transferimit të Cutrones

Megjithatë, sipas mediumit Calciomercato.com, Rossonerët ende mbajnë shpresa për të transferuar edhe Correan nga Atletico.

Një transferim duket se tashmë është rënë dakord për një shifër prej 40 milionë eurosh, por ky medium raporton se marrëveshja nuk po finalizohet shkaku i mosmarrëveshjeve me bonuse.

Kjo për shkak se Milani është gati të arrijë në 48 milionë euro, por disa nga bonuset që ata propozojnë nuk konsiderohen të lehta për t’u arritur.

Lexo po ashtu Milani afër finalizimit të transferimit të Correas nga Atletico

Sidoqoftë, agjenti i sulmuesit argjentinas, Agustin Jimenez, është duke pritur thirrjen për të transferuar klientin e tij në San Siro.

Ndryshe, Correa shënoi në fitoren 7-3 të Atleticos ndaj rivalëve të qytetit Real Madridit, në International Champions Cup të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version