Telegrafi

Milani afër akordit me De Ketelaere, tërhiqet Interi

Milani ka qenë në kontakt me agjentin e yllit të Club Brugge, Charles De Ketelaere.

Calciomercato raporton se përfaqësuesi i lojtarit udhëtoi në Itali muajt e fundit për të biseduar me Milanin dhe Interin.

Skuadra e fundit nuk është e interesuar për nënshkrimin e mesfushorit sulmues, por kuqezinjtë mund të bëjnë një lëvizje për të këtë verë.

Lexo po ashtu De Katelaere po shkëlqen me 22 gola këtë sezon, Club Brugge i vendos çmimin e largimit

Milani e di se për të vazhduar me fitimin e trofeut u duhet një rifreskim në skuadër dhe këtë do të tentojnë ta bëjnë qysh në këtë verë.

De Ketelaere shihet si një lojtar me potencial të madhe dhe mund të organizojë tërë sulmin Rossonerë.

Milani po ashtu është afër transferimit të Divock Origit si lojtar i lirë nga Liverpooli, ndërsa synojnë të paraqiten sa më mirë në Evropë. /Telegrafi/