Telegrafi

Milner kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Arsenalit

James Milner (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit me rezultat 0-1 në derbin e Ligës Premier.

Goli erdhi në minutën e 62-të nga James Milner, anglezi shënoi pas një topi të kthyer nga portieri vendas Bernd Leno.

Deri në këtë momente loja ishte duke u zhvilluar kryesisht në mesfushë.

Në pjesën e parë lojtari më i miri në fushë ishte Granit Xhaka i Arsenalit, duke dominuar ndaj dyshes së Liverpoolit Fabinho-Milner.

Në rast të fitores Reds ngjiten në pozitën e parë me 29 pikë. /Telegrafi/